Salvini: NATO të na mbroje nga emigrantët e paligjshëm

Ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini ka sfiduar prioritetet afatgjata të NATO-s për mbrojtjen, duke thënë se një nga anëtarët e tij, Italia, është nën sulm, por “jo nga lindja”. Salvini  ka bërë thirrje për një qëndrim më të ashpër të NATO-s mbi problemin e emigracionit të paligjshëm.

“Unë jam në favor të NATO-s, por ne jemi nën sulm dhe aleanca e ka neglizhuar ketë fakt. Ne do t’i kërkojmë NATO-s që të na mbrojë. Ka shumë shqetësime rreth infiltrimit terrorist. Ne të vërtete Italia është nën sulm nga jugu, jo nga lindja.”-ka deklaruar Salvini. Ky reagim vjen pak dite para vizitës së planifikuar të Sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg në Romë.

Ai gjithashtu qortoi Maltën që shërben si një rrugë kyçe për refugjatet, se nuk ka bere mjaftueshëm për të trajtuar problemin e emigracionit të paligjshëm. Sipas Salvinit, pjesa më e madhe e punës i është lënë  vendit te tij dhe kjo duhet të përfundojë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Italia, ashtu si Greqia, ka qenë një nga portat më të mëdha për emigrantët që iknin në Evropë nga vendet e varfra afrikane dhe Lindja e Mesme. Që nga viti 2015, mbi 2 milionë emigrantë – kryesisht nga Siria, Iraku, Afganistani dhe një numër i vendeve afrikane kanë hyrë në Evropë. Gjatë 5 viteve të fundit, më shumë se 600,000 prej tyre kanë arritur në brigjet italiane me anije.

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithatë, numri i të ardhurve ka rënë me 85% nga viti 2017, pasi vetëm 7,000 emigrantë kanë mundur te mbërrijnë kete vit. Italia ka arritur një marrëveshje me Libinë, e cila mbetet pika kryesore e origjinës për azilkërkuesit.

Megjithatë, grupet e të drejtave të njeriut këmbëngulin se për shkak të politikës së re, Italia po heq përgjegjësinë e saj ndërkombëtare për të garantuar sigurinë e azilkërkuesve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?