“Sami Frashëri” do shembet, Gjimnazi u dëmtua nga tërmeti

Gjimnazi “Sami Frashëri” në Tiranë, pësoi dëmtime serioze, si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit të vitit të shkuar. Ndërtesa është e boshatisur dhe 1450 nxënësit janë shpërndarë në dy shkolla të tjera. Ata e zhvillojnë prej 3 muajsh mësimin përgjatë turnit të pasdites. Në përgjigjen e kthyer nga ana e Bashkisë së Tiranës në lidhje me këtë shkollë thuhet se, shkolla “Sami Frashëri” është ndërtuar që në vitet ’60.

Struktura, kolonat dhe themelet janë po ato, e për rrjedhojë janë amortizuar me kalimin e viteve. Sipas ekspertëve të Institutit të Ndërtimit, tërmeti i 21 shtatorit, si dhe tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit, kanë shkaktuar dëme të mëdha në strukturën mbajtëse dhe për këtë arsye kanë dalë në përfundimin se shkolla, pra themelet dhe struktura e saj, nuk do t’i bënte ballë një tërmeti tjetër të ngjashëm me dy të parët.

Prandaj, Bashkia e Tiranës ka vendosur rindërtimin nga e para të shkollës, për të shmangur çdo rrezik të mundshëm për nxënësit e saj. Shkolla e re “Sami Frashëri” do të ndërtohet më e madhe dhe me cilësi shumë herë më të mirë, me kushte moderne për nxënësit, e gjithashtu do të funksionojë si një shkollë me një turn.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?