Samiti Botëror me partinë Komuniste kineze, Balla: Kemi rritur shëmbimin ekonomik midis dy vendeve
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka marrë pjesë në samitin Botëror të Partive Politike, së bashku me Partinë komuniste të Kinës. Numri 2 i PS-së bën me dije se në Samit është diskutuar mbi marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve.
Balla shkruan në facebook se bashkëpunimi ekonomik midis Shqipërisë dhe Kinës është rritur. Po ashtu Balla thekson se 8% të totalit të vëllimit tonë tregtar e zë Kina, ndërsa eksportet shqiptare drejt po rriten ndjeshëm.
Postimi i plotë
Në Samitin Botëror të Partive Politike me PK të Kinës. Mes Shqipërisë dhe Kinës ekziston një klimë e mirë bashkëpunimi dypalësh, me një nivel të kënaqshëm të dialogut politik dhe të shkëmbimit të vizitave dypalëshe. Bashkëpunimi ekonomik midis dy vendeve është rritur. Kina zë afër 8% të totalit të vëllimit tonë tregtar, ndërsa eksportet shqiptare drejt Kinës po vazhdojnë të rriten ndjeshëm.