Samiti i 6 dhjetorit në Tiranë, Rama: Të vijnë njëherë të gjitha ata liderat e Europës këtu

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij bashkë me presidenten e Komisionit të Europës Ursula von der Leyen, u ndal edhe tek samiti që do të zhvillohet në Tiranë më 6 dhjetor, ku do të vijnë lider të Europës dhe Ballkanit Perëndimor. Rama tha se kryeqyteti shqiptar do të bëhet skena e politikës europiane.

”Të vijnë njëherë të gjithë këtu dhe të zbresin në Tiranë. Të gjithë këta të Europës. Të diskutojmë për Ballkanin Perëndimor, të shohim ç’mund të bëhet vitin e ardhshëm deri në samitin tjetër. Është krijuar një sinergji pozitive, e pavarësisht se nuk kemi jeni në BE, atë na kanë kuptuar mirë. Fatet në gjërat e mëdha i kemi të përbashkëta, në këtë aspekt kemi bërë avancime historike në raportin mes Shqipërisë dhe BE. Historike”,-tha Rama.

SHKARKO APP