Samiti i Ballkanit për pasojat e Covid-19, Rama: Jo politizim

Këtë të mërkurë është zhvilluar online samiti rajonal i liderëve të Ballkani Perëndimor, organizuar nga Këshilli Atlantik, lidhur me bashkëpunimin rajonal ekonomik për të dalë nga ndikimi shkatërrues që pati pandemia e Covid-19. I pranishëm në mbledhjen virtuale ishte edhe kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama i cili theksoi se të gjithë duhet të bashkëpunojnë për të dalë nga situata me krijuar.

”Është e rëndësishme ta bëjmë këtë edhe unë angazhohem, i ftoj të gjithë kolegët ta mirëpresin këtë dhe mbështes këdo që e ka thënë këtë. Aq lehtë sa e bëjmë kur jemi te Këshilli Atlantik, ky format është shumë i lehtë. Nëse ju këshilli Atlantik dhe të tjerët që janë prezent, BE, etj, nëse do të na bashkoheshit do të ishte më shumë ndihmë, që të ecim më shpejt dhe nuk duhet të dëgjojmë politizimin që i bëhet këtij procesi, sepse kurrë nuk ka ndihmuar për njerëzit. Duhet ta kalojmë këtë periudhë pandemie se së bashku”.

SHKARKO APP