Samiti i BE-së, Bashkia tregon sesi do të devijohet lëvizja e urbanëve nesër në Tiranë

Bashkia e Tiranës ka publikuar një urdhër, të firmosur nga kryetari Erion Veliaj, në lidhje me lëvizjen e automjeteve, mjeteve të tonazhit të rëndë, por edhe për devijimin e lëvizjes së urbanëve gjatë ditës së nesërme, në kuadër të Samitit BE-Ballkani Perëndimor.

Sipas urdhrit në fjalë, do të ndalohet qarkullimi i automjeteve në Bulevardin ”Dëshmorët e Kombit, te Sheshi ‘Nënë Tereza’, rruga e Elbasanit, Bulevardi ”Bajram Curri”, Bulevardi ‘Zhan Dark’ dhe rruga ”Ibrahim Rugova”, nga ora 06:00 deri në orën 20:00.

Po ashtu ndalohet qarkullimi i mjeteve me peshë mbi 7.5 ton dhe për mjetet e transportit të përzier. Ndërkohë, sa i përket itinerarit të lëvizjes së urbanëve devijimi do të bëhet si më poshtë:

Linja nr.1/A, ‘Selitë-Kristal-Qendër-Stacioni i trenit-Allias’ dhe 1/B ‘Kodra e Diellit 2 – Kristal – Qendër – Stacioni i trenit – Allias’ pezullohet;
Linja nr.2 ‘TEG – Sauk i vjetër – Kopshti Zoologjik – Ish-Stacioni i trenit’ pezullohet;
Linja nr.3 ‘Kashar – Yzberisht – Qendër’ pezullohet;
Linja nr.4 ‘Qendër – QTU – Megatek – Citypark’ pezullohet;
Linja nr.5/B ‘Institut – Qendër’ pezullohet;
Linja nr.8 ‘Ish-stacioni i trenit – Qendër – Sauk i Ri/ Sauk i Vjetër/ Sanatorium – TEG’ pezullohet;
Linja nr.9 ‘Qytet Studenti – Jordan Misja’ pezullohet;
Linja nr.10/A ‘Materniteti i Ri – Qendër – Ish-Fusha e Aviacionit’ pezullohet;
Linja nr.13 ‘Tirana e Re’ pezullohet;
Linja nr.14 devijon te ura e Rrugës së Elbasanit dhe ura e rrugës ‘Sami Frashëri’;
Ndalohet qarkullimi i të gjithë mjeteve ndërqytetëse në rrugën e Elbasanit;
Ndalohet qarkullimi i të gjithë mjeteve artikulare në transportit qytetas dhe rreth qytetas;

Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në të gjitha segmentet rrugore të mësipërme.

SHKARKO APP