Samiti i BE-së në Tiranë, kryeministri Rama: Këtu është “rock & roll”, në Bruksel është veç simfoni!

Pasi priti të gjithë liderët e Europës që janë pjesë e samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë, kryeministri Edi Rama foli për mediat e huaja dhe vendase ku tha se shpreson që Kosova dhe Serbia të arrijnë të gjejnë një marrëveshje përfundimtare. Po kështu kryeministri Rama shpreson të arrihet në Samitin e Tiranës mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor një Marrëveshje e madhe.

“Gjërat janë pak më të vështirë se kaq. Ka një ndryshim shumë të madh, sepse këtu është “rock & roll”, ndërsa në Bruksel (BE) është vetëm simfoni”, tha Rama. “Ballkani Perëndimor nuk ka qenë kurrë më mirë në historinë e vet. Dhe shqiptarët, veçanërisht në Shqipëri e Kosovë, nuk kanë qenë më mirë në historinë e tyre” – shtoi Rama që sot është mikpritësi i madh.

Kryeministri nuk i kurseu batutat me gazetarët kur foli për motin. “Deri dje kishim një mot këtu si në BE. Por sot iu sollëm diellin, shpresoj ta vlerësoni” dhe për verën ai shtoi se “Shpresoj që të mos e pini të gjithë verën që iu dhamë në mëngjes, sepse është shumë efikase”- tha me humor Rama duke iu drejtuar gazetarëve të huaj ku thuhet se janë afro 1 mijë.

SHKARKO APP