Samiti i BE-së në Tiranë, ministrja Elisa Spiropali mirëpret Presidenten Vjosa Osmani
Aktualitet E Hënë, 5 Dhjetor 2022 18:37
Në kuadër të Samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet për herë të parë në Tiranë, këtë mbrëmje ministrja e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali ka mikpritur Presidenten Vjosa Osmani, e cila përfaqëson Kosovën në këtë samit. ”Në kuadër të Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, mirëprita sonte Presidenten e Republikës së Kosovës, Znj.Vjosa Osmani”.