Samiti i Berlinit në Tiranë, kryeparlamentarja Nikolla: Shqipëria konfirmon lidershipin në proceset evropianizuese të rajonit

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla thotë se Kuvendi i Shqipërisë është i vendosur për të garantuar legjitimitetin demokratik dhe gjithëpërfshirjen në procesin e integrimit evropian. Ajo tha se Samiti i Procesit i Berlinit konfirmoi edhe një herë gatishmërinë e Bashkimit Evropian për t’u zgjeruar.

“Sot, në ditën e Samitit të Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor që zhvillohet në Tiranë, Shqipëria konfirmon lidershipin në proceset integruese dhe evropianizuese të rajonit. Vendet e Ballkanit Perëndimor dëshmojnë vullnetin për avancimin e tyre drejt Bashkimit Evropian”, tha Nikolla.

Mesazhi i plotë

Sot, në ditën e Samitit të Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor që zhvillohet në Tiranë, konfirmon lidershipin në proceset integruese dhe evropianizuese të rajonit.
Vendet e Ballkanit Perëndimor dëshmojnë vullnetin për avancimin e tyre drejt.

Vetë rikonfirmon vendosmërinë e politikave të zgjerimit, që fqinjët e partnerët nga Ballkani Perëndimor të bëhen sa më shpejt edhe anëtarë të familjes evropiane.

Kuvendi i uron sukses të plotë Samitit historik të Procesit të Berlinit në Tiranë dhe shpreh vendosmërinë për të vijuar të garantojë legjitimitetin demokratik dhe karakterin gjithëpërfshirës të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë!

SHKARKO APP