Samiti i Berlinit, reagon qeveria e Serbisë: Brnabiç mori pjesë në foton familjare

”Fake news” e kanë cilësuar mediat serbe, lajmin se kryeministrja serbe Ana Brnabiç nuk ka marrë pjesë në foton familjare me liderët në samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë. Mediat serbe shkruajnë se kryeministrja ka marrë pjesë në fotosesionin e përbashkët të të gjithë liderëve të Evropës dhe të rajonit. Por fotoja që mediat serbe kanë publikuar, shihet teksa kryeministrja e Serbisë po shijon performancën e grupeve popullore para liderëve të Evropës dhe Rajonit.

”Qeveria e Republikës së Serbisë është e detyruar të mohojë shkrimet e disa mediave rajonale dhe vendase, të cilat raportojnë se kryeministrja Ana Brnabiç ka refuzuar të fotografohet me liderë të tjerë gjatë pjesëmarrjes në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë.

Përkatësisht, Brnabic ka marrë pjesë në një fotosesion të përbashkët të të gjithë liderëve evropianë dhe rajonalë në Tiranë, siç mund ta shihni në fotot e bashkangjitura. Me këtë Serbia edhe një herë tregoi se nuk ndjek politikë izolimi, por se është e orientuar drejt bashkëpunimit dhe zgjidhjes së të gjitha çështjeve të pazgjidhura përmes dialogut.

Gënjeshtrat e tilla të publikuara në opinion dëmtojnë edhe reputacionin e Republikës së Serbisë dhe përfitojnë vetëm ata që nuk ia dëshirojnë të mirën vendin tonë.

Pa synuar të hyjmë në arsyet e përhapjes së lajmeve të rreme, dëshirojmë të nënvizojmë edhe një herë se Republika e Serbisë, me qëndrimin e kryeministres në Tiranë dhe bisedimet e saj me liderët evropianë, ka konfirmuar se është e përkushtuar në mënyrë të përhershme ndaj politika e integrimit, bashkëpunimit dhe lidhjeve rajonale”,-thuhet në reagimin e qeverisë së Serbisë.

SHKARKO APP