Samiti i Budvas, Nishani: Kumanova tregoi se stabilitetit i Ballkanit mbetet i brishtë

Pas dakordësisë së kryeministrave në Tiranë, janë krerët e shteteve të rajonit që hedhin hapin e radhës drejt bashkëpunimit. Nga samiti i Budvas, presidenti shqiptar ka propozuar organizimin e një conference donatorësh në nivel europian për të paraqitur projektet e përbashkëta. Por për kreun e shtetit shqiptar stabiliteti I rajonit mbetet ende i brishtë dhe ngjarjet në Kumanove për të janë tregues.

Vetem pak dite pasi shefat e qeverive te rajonit nga Tirana folen per projekte konkrete dhe nevojen per financim nga BE, Presidenti i Shqiperise ka propozuar ne samitin e Budvas, organizimin e një konference donatorësh në nivel evropian, për të paraqitur njëzëri projektet e rëna dakord mes vendeve te rajonit.

"Çështja e rëndësishme e fokusimit të projekteve të përbashkëta rajonale me mbështetje financiare të BE ku u theksua se pavarësisht situatave të vështira ekonomike dhe financiare që është ndeshur BE potencialet jane reale dhe jo vetem qe eshte e merituar por eshte e domosdoshme qe te vijoje mbeshtetja financiare nga ana e BE. Une dua te rikthesoj rendesine qe ka korridori blu, jo vetem per Shqiperine por per shumicen e vendve te rajonit, ashtu sikurse eshte lidhja hekurodhe e vendeve tona. Shqiperia ka nje interes te vecante per te realizuar lidhjen me Kosoven", tha Nishani.

Duke folur pas takimit, ai u ndal edhe njehere tek ngjarjet ne Kumanove, sipas te cilit tregojne qarte brishtesine e stabilitetit te rajonit. Nishani i beri thirrje paleve politike ne Maqedoni te zbatojne pa asnje ekuivok marreveshjen e Ohrit.

"Rasti i Kumanoves duhet te na shqetesoje te gjitheve. Mesepari ajo eshte nje rast qe duhet te kete nje hetim te paanshem dhe te besueshem. Ceshtjet qe burojne nga politika e brendshme te mos transferohend he mos krijojne ide te gabuara per konflikte te paqena etnike. Duhet zbatim ne fryme te plote te marreveshjes se Ohrit", deklaroi kreu i shtetit shqiptar.

Ne samitin BRDO BRIJUNI, merrnin pjese, presidenti i Austrisë, Hajnc Fisher, Presidenti slloven Pahor, Presidentja kroate Kitaroviç, Presidentja e Kosovës Jahjaga, Presidenti malazez Vujanoviç, i Maqedonisë Ivanov, dhe presidenti i Serbisë Nikoliç.

SHKARKO APP