Samiti i Diasporës, profesorët shqiptarë në Zvicër: Shembull bashkimi për gjeneratat e reja

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani kujton ftesën për t’u bërë pjesë e Ditës së Arbëreshëve dhe Samitit të tretë të Diasporës. Përmes një postimi në Facebook, Hasani sjell mesazhet e bashkatdhetarëve dhe profesorëve të gjuhës shqipe në Zvicër.

“Edhe 13 ditë na ndajnë nga Dita e Arbëreshëve dhe Samiti III i Diasporës. Së bashku me bashkatdhetarët tanë nga Zvicra, prof. dr. Vaxhid Sejdiu, koordintar i shkollës “Shqipe”, Aina Hoti, presidente e “Swiss Albania Event”, dhe Driton Kajtazi, pedagog dhe president i Institutit Zviceran për Studime Shqiptare, ju mirëpresim në Tiranë në 22-23 nëntor”, shkruan Hasani.

“Le ta shohim këtë takim si një urë lidhëse ku secili prej nesh mund të kontribuojë në prezantimin sa më të mirë të gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar, për një të ardhme më të ndritshme për ne, në mërgatën shqiptare dhe një shembull bashkimi për gjeneratat e reja”, është mesazhi i profesorëve shqiptarë.

SHKARKO APP