Ministri Hasani: Deri në 2035, synojmë të alokojmë 5% të PBB-së çdo vit për mbrojtjen dhe sigurinë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë në samitin e NATO-s në Hagë. Pas përfundimit të samitit, ministri Hasani përmes një postimi në rrjetet sociale tha sot se Shqipëria mbetet e palëkundur në përkushtimin e saj ndaj NATO-s, duke kontribuar vazhdimisht si në aspektin politik, ashtu edhe në atë operacional për sigurinë kolektive të Aleancës.

“Deri në vitin 2035, synojmë të alokojmë 5% të PBB-së çdo vit për mbrojtjen dhe sigurinë një hap i rëndësishëm në përmbushjen e përgjegjësive tona kombëtare dhe forcimin e sigurisë së përbashkët”, shkruan Hasani teksa iu referuar deklaratës së përbashkët të të lëshuar nga krerët e shteteve dhe qeverive të NATO-s që morën pjesë në samit.

Hasani nënvizoi se “vendimi për organizimin e Samitit të NATO-s për herë të parë në Tiranë në vitin 2027 është një nder i madh për Shqipërinë, dhe një dëshmi e angazhimit dhe e rolit tonë strategjik në Aleancë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?