Samiti i NATO-s në Bukuresht/ Ministrja Xhaçka: Shqipëria, faktor kyç në stabilitetin e rajonit

Të martën dhe sot, ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s që u mbajt në Bukuresht. Në këtë ministerial u diskutua mbi mënyrat për forcimin e qëndrueshmërisë, zhvillimin e aftësive dhe ruajtken e pavarësisë politike të aleatëve të NATO-s, të cilët janë më të ekspozuar ndaj kërcënimit nga lindja.

“Nënvizuam se siguria e këtyre vendeve partnere ka një rëndësi të drejtpërdrejtë për NATO-n dhe rikonfirmuam angazhimin tonë për politikën e dyerve të hapura të Aleancës Atlantike. Miratuam edhe Raportin e NATO-s për Ballkanin Perëndimor dhe besojmë se ai thekson siç duhet rëndësinë strategjike të rajonit tonë për Aleancën.

Shqipëria u rikonfirmua edhe në këtë ministerial jo vetëm anëtar i denjë i aleancës por një faktor kyç në stabilitetin e rajonit dhe mbarë vendeve aleate në këto kohë të trazuara për të gjithë globin”, tha ministrja Xhaçka pas takimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?