Samiti i ”Open Balkan”/Vuçiç falënderon Ramën: Pa fuqinë e tij, kjo nismë nuk do të mbijetonte

Në Samitin e ”Open Balkan” që u mbajt në Ohër të Maqedonisë së Veriut, liderët Ballkanit Perëndimor kanë dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka falënderuar kryeministrin Edi Rama, duke thënë se ka luajtur një rol të rëndësishëm që kjo nismë të funksionojë.

“Ramës i them një falenderim të madh, se kur kemi qenë në presion dhe kur është dashur që të heqë dorë nga ”Open Ballkan”, ka treguar vendosmëri dhe si kryetar i Serbisë i kam një falenderim të madh se pa fuqinë e tij, ”Ballkani i Hapur” nuk mund të mbijetonte. Faleminderit njerëzve që vijnë në Shqipëri dhe ata që presin turistë nga Serbia. Kjo do të sjellë shumë gjëra të mira, jam krenar për atë që kemi bërë”, tha Vuçiç.

Me pas foli kryeministri shqiptar Edi Rama që ishte i qartë dhe stoik në qëndrimet e tija në lidhje me “Open Balkan”. Rama deklaroi se do të ngrejmë një GRUP të përbashkët për të përballuar si shtete, krizën e momentit, ku po kalon Europa dhe Bota.

Kryeministri Edi Rama, tha se ”Dëshiroj të jemi 6, por ”Ballkani i Hapur” sërish nuk mbyllet, kush i kundërvihet do të zhgënjehet”.

Ndërsa kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski tha se sot vendet e rajonit hapin një kapitull të ri bashkëpunimi.

SHKARKO APP