Samiti i procesit të Berlinit. Ilir Meta: ”Open Balkan”, një humbje kohe
Gjatë konferencën për mediat, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar samitin e Procesit të Berlinit, të mbajtur një ditë më parë, ku u nënshkruan edhe tre marrëveshje për Ballkanin Perëndimor.
Po ashtu Meta tha se Procesi i Berlinit mundëson bashkëpunimin mes vendeve të Ballkanit, por edhe i afron ato me Bashkimin Europian. Kreu i Partisë së Lirisë, theksoi se çdo nismë tjetër është humbje kohe, duke iu referuar ”Open Balkan”.
”Kemi shprehur vendosmërinë që Procesi i Berlinit është procesi që mund të sjellë përparim jo vetëm bashkëpunim rajonal por edhe të përfarimit të rajonit me BE. Kjo u provua më së miri me tre marrëveshjet që u nënshkruan. Jemi të lumtur që Scholz e mbajti premtimin. E rëndësishme që të vazhdohet përmes procesit të Berlinit si një proces gjithëpërfshirës për rajonin dhe ka kuadër të qartë europianizues sa i takon të gjitha standardeve të këtij bashkëpunimi. çdo drejtimin tjetër nuk është asgjë veçse një humbje kohe”.