Samiti i Zagrebit, fokusi te Integrimi dhe Covid-19

Në këtë kohë të pandemisë së Covid-19, Samiti i Zagrebit do të bashkojë krerët e shteteve ose qeveritë nga vendet anëtare të BE-së nga njëra anë dhe Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Kosova nga ana tjetër.

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, do të kryesojë takimin. Ai do të përfaqësojë BE-në së bashku me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen. Udhëheqësit do të riafirmojnë perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe angazhimin për të mbështetur vlerat dhe parimet evropiane.

Vëmendje e veçantë pritet t’i kushtohet edhe situatës aktuale me Covid-19 dhe do të shkëmbejnë mendime mbi fazën e re të bashkëpunimit të ngushtë për të trajtuar ndikimin e rëndësishëm socio-ekonomik të krizës Covid-19, rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, si dhe mënyrën e menaxhimit më të mirë të sfidave të sigurisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?