Samiti në Hagë, Rama pritet nga Rutte: NATO do të angazhohet për terminalin ushtarak në Durrës

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në samitin e nivelit të lartë të NATO-s, që po zhvillohet në Holandë, Hagë, me pjesëmarrjen e kryetarëve të shteteve dhe qeverive të vendeve të Aleancës në 24 dhe 25 qershor. Rama si dhe delegacioni shqiptar ku merr pjesë edhe ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Arben Kingji, etj u pritën në një takim nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.

Po ashtu, Rama bëri të ditur se në takim u diskutua edhe mbi përgatitjet e Samitit 2027 në Tiranë. ”Kënaqësi të takoja Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s dhe mikun e çmuar, Mark Rutte, me të cilin folëm për angazhimet e Samitit, Ballkanin Perëndimor, investimin madhor për Portin e Ri të Durrësit, ku NATO do të angazhohet për terminalin ushtarak, e po ashtu edhe për përgatitjet e Samitit 2027 në Tiranë”, u shpreh Rama.

Në samit, krerët e NATO-s do të trajtojnë një sërë çështjesh me të cilat përballet Aleanca. Ata do të fokusohen në parandalimin dhe mbrojtjen, duke siguruar që NATO të ketë burimet, forcat dhe aftësitë për të përballuar çdo kërcënim. Forcimi i partneriteteve do të mbetet një fokus kryesor për Aleancën, me Samitin që ofron mundësinë për t’u angazhuar me Ukrainën, partnerët e NATO-s dhe udhëheqjen e Bashkimit Evropian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këtë javë, aleatët do të miratojnë një plan të ri investimesh në mbrojtje, ku do të bihet dakord për një përpjekje të përbashkët për të rritur industrinë e mbrojtjes në të gjithë NATO-n, duke rritur sigurinë dhe duke krijuar vende pune. Pak ditë më parë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte informoi mbi temat që do të trajtohen në samitin e Hagës, ndërsa shprehu bindjen se “NATO do të tregojë se qëndron në skenën botërore e aftë për të mbrojtur 1 miliard qytetarët e saj duke marrë të gjitha masat e nevojshme”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, tha se në samit do të diskutohet së pari, për më shumë shpenzime për mbrojtjen, që të jemi në gjendje të mbrojmë veten. ”Paratë janë një gjë, ne duhet të përgatisim stafin, mbi të gjitha ushtarët tanë. Por kur vjen puna tek industria ushtarake ne duhet të bëjmë më shumë sesa po bëjmë tani. Kjo do të jetë edhe tema e dytë e madhe e samitit”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?