Samiti në Slloveni, EURACTIV: Mbështetet Ballkani Perëndimor, por s’ka një afat kohor

Kryetarët e shteteve dhe të qeverive të BE-së dhe drejtuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor, nesër do të bëhet bashkë në një samit ku do të diskutohet perspektiva e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit.

Krerët e vendeve të BE-së do të konsultohen me kryetarët e shteteve dhe të qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor: Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Kosovës, Bosnje-Hercegovinës dhe Malit të Zi. Në këtë raund do të bisedohet për mundësinë e zgjerimit të BE-së. Për shkak të rezervave që kanë vende të ndryshme anëtare të BE-së ky proces prej vitesh ka mbetur pezull.

Sipas një shkrimi të botuar sot nga EURACTIV, referuar nga dokumenti, udhëheqësit e BE do të rikonfirmojnë angazhimin e tyre për zgjerim të mëtejshëm, duke ofruar një bashkëpunim shumë më të gjerë për rajonin, por duke mos dhënë një afat kohor siç ishte kërkuar nga Presidenca sllovene, viti 2030.

SHKARKO APP