Samiti ”Open Balkan”, nënshkruhen marrëveshjet dhe memorandumet
Në samitin e nismës rajonale ”Open Balkan” që po mbahet në Ohër, janë nënshkruar edhe marrëveshjet, në fushën e arsimit, kulturës, turizmit dhe administratës tatimore.
-Marrëveshje për bashkëpunim në Ballkanin Perëndimor në fushën e njohjes reciproke të diplomave dhe notave shkencore të lëshuara në institucionet e arsimit të lartë dhe të tjera institucionet e autorizuara.
Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim në fushën e turizmit në Ballkani Perëndimor.
-Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin kulturor në Ballkanin Perëndimor.
-Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin e administratave tatimore në Ballkanin Perëndimor.
Në këtë samit, përveç Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, morën pjesë si vëzhgues edhe Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina, të cilat u zotuan që të punojnë në drejtim të përfshirjes së plotë në ”Ballkanin e Hapur”.