Sandër Lleshaj: Këtë vit më shumë se kurrë, zgjidhni të pushoni në vend

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka zhvilluar një takim në Parkun Arkeologjik të Apolonisë, me Kryetarët e Bashkive, të zgjedhur dhe përfaqësues vendore të qarkut Fier, Prefektin, drejtues të Policisë së Shtetit dhe IKMT, me fokus masat për mbarëvajtjen e sezonit turistik, luftën antikanabis, mbrojtjen e mjedisit dhe çështje të tjera që lidhen me sigurinë.

“Duke qenë se jemi në një situatë pandemie, ku shumë gjëra janë ndërprerë, është Apolonia vendi i duhur për të thënë se duhet të kompensojmë dëmet e pandemisë. Duhet të zgjedhim adresa shqiptare për turizëm për shkak të faturës që kjo ka pësuar. Këtë vit më shumë se kurrë zgjidhni të pushoni në vend, Apolonia është një adresë e mrekullueshme për shembull, që kështu vendi të marrë atë trajtë si çdo vend që kërkon të zhvillojë turizmin.

Masat që kemi marrë do ndihmojnë, falë bashkëpunimit me qytetarët gjurma e kësaj pandemie është më e reduktuar, por ajo në ekonomi është e ndjeshme.
Masat për sezonin turistik do ta kompensojnë disi dëmin. Por theksoj se kjo fazë e re duhet të shoqërohet me shumë kujdes nga të gjithë, jemi ende herët për të kaluar në trajtën normale të jetës. Nuk duhet të gabojmë në metrat e fundit, mos ta hedhim poshtë çfarë kemi bërë, prandaj duhet bashkëpunim. Kthimi mbrapa do ishte një barrë shumë më e rëndë se ajo që kaloi. Duroni edhe pak!”, tha Lleshaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?