Sandër Lleshaj: Mbaj përgjegjësi për emërimin e Gjovalin Lokës
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar në lidhje me emërimin e Gjovalin Lokës dhe Artan Shkëmbit të akuzuar si bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit. “Mbaj përgjegjësi për emërimin e Lokës, unë e kam emëruar dhe mbaj përgjegjësi për të dhe kam vlerësimet maksimale për punën e tij”. Në lidhje me akuzat e opozitës, ai ka thënë se refuzon t’iu përgjigjet. Deklarata e ministrit u bë nga Korça ku ministri mori pjesë në prezantimin e forcave të reja policore që janë shtuar në radhët e policisë kufitare, forcave shqiponja të cilat u shtuan me 50 efektivë të rinj.