Sandër Lleshaj: Nëse shqiptarët duan t’i djegin kutitë, le t’i djegin

“Ne sigurojmë që mjedisi i zgjedhjeve të jetë i pakontiminuar nga krimi. Nëse shqiptarët mendojnë që t’i djegin kutitë e tyre të votimit le t’i djegin.

Nëse kriminelë apo grupe të caktuara kriminelësh janë kundër zgjedhjeve ata nuk do të lejohen”.

Është kjo deklarata e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj në studion e “Mbrëmje” në ABC News të Mirela Milorit, i pyetur për menaxhimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si do ta menaxhoni? Mund të ketë 100 apo  1000 vetë që të ndalojnë njerëzit në zgjedhje, si do të menaxhohet?

Swiss Digital Mobile Reklama

Lleshaj: “Policia ka detyrë të merret me kriminelët me ata që shkelin ligje e kryejnë krime. Nëse do kemi krime, policia ka detyrë ligjore të merret me kriminelë, nuk merret me qytetarët paqësorë”.

Nëse opozita do jenë qytetarët që do të  pengojë zgjedhjet?

Lleshaj: “Ne sigurojmë që mjedisi i zgjedhjeve të jetë i pakontiminuar nga krimi. Nëse shqiptarët mendojnë që t’i djegin kutitë e tyre të votimit le t’i djegin. Nëse kriminelë apo grupe të caktuara kriminelësh janë kundër zgjedhjeve ata nuk do të lejohen”.

Ai u shpreh se nuk është demokratike që të pengosh të tjerët të shkojën në zgjedhje, pasi qeveria është e detyruar nga kushtetuta dhe populli shqiptar që të shkojë në zgjedhje.

“Ne jemi të detyruar nga kushtetuta dhe populli shqiptar që të shkojmë në zgjedhje, nëse do aplikonim të njëjtëin standard t’i bojkotimin dhe ne do na ndodhë që automatikisht në 1 korrik mos kishim asnjë kryetar bashkie.

Zgjedhjet janë si stina, kush është i gatshëm merr pjesë kush jo.,Nuk është demokratike të pengosh të tjetër të shkojë në zgjedhje dhe kjo nuk lejohet e s’do lejohet”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?