Sandër Lleshaj: Nuk kam informacione se në 30 qershor do ketë përplasje

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi thotë se 30 qershori do të jetë një ditë e qetë. Njeriu që drejton institucionin me të rëndësishëm të sigurisë kombëtare, në një intervistë për Vizion Plus, ka deklaruar se agjencitë ligjzbatuese nuk kanë asnjë informacion se në këtë datë do të ketë përplasje edhe pse zgjedhjet do bëhen pa opozitën.

Institucionet dhe agjencitë ligjzbatuese nuk kanë asnjë informacion se në 30 Qershor do kemi konflikt social. Ky konflikt i reklamuar apo i dëshiruar nga disa mendje të nxehta është një opsion i pamundur. JO, nuk do të ketë konflikt social në Shqipëri”,- deklaroi Lleshaj.

Nuk dihet se çfarë bëjnë institucionet e shtetit ku informohet Sandër Lleshaj, por që 30 qershori do të jetë një ditë me përplasje nuk ka shqiptar që nuk e di.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?