Sapo doli nga burgu, thyen xhamat e bashkisë, rikthehet në qeli

I sapodalë nga burgu një burrë në Divjakë ka përfunduar sërish në pranga.  Mësohet se 43-vjeçari Ilia Monçja u arrestua ditën e djeshme, pasi për motive të dobëta dhe në gjendje të dehur ka thyer xhamat e dritareve të bashkisë Divjakë.

Monçja pak ditë më parë kishte dalë nga burgu, pasi ishte dënuar për dhunë.

Bëhet e ditur se ai është natyrë problematike pasi pi rregullisht alkool dhe se kjo nuk është hera e parë që dëmton institucione publike. Në ngarkim të tij materialet i kaluan Prokurorisë së Lushnjës për veprën penale “Shkatërrim i pronës”.

SHKARKO APP