“Sarajet” u pushtuan në mesnatë nga flakët. Policia del me njoftim për ngjarjen

Një zjarr përfshiu dje në mesnatë Sarajet e Tiranës. Flakët pushtuan tërësisht godinën që është monument kulture.

Ndërkaq sot policia ka dalë me një njoftim mbi ngjarjen ku bën me dije se zjarri ka rënë në një lokal dhe ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Sarajet u ndërtuan rreth viteve 1833-1840 dhe janë një nga të paktat saraje feudalësh të ruajtura në qytetet e Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tiranë/Informacione paraprake

Swiss Digital Mobile Reklama

Më datë 16.08.2021, rreth orës 23:40, në rrugën “Abdi Toptani”, ka rënë zjarr në një lokal, ku ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Më datë 16.08.2021, rreth orës 23:35, në rrugën “Sotir Caci”, në Linzë, është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës, shtetasi E(E). C., rreth 46 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?