Sarandë/ 16-vjeçari arrestohet për herë të dytë me emigrantë të paligjshëm

Një 16-vjeçar është kapur në flagrancë për të dytën herë duke transportuar tre emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës. Shtetasi F. M u kap nga policia kufitare në aksin rrugor “Sarandë-Lukovë”. Ai drejtonte një automjet pa leje, ndërsa po transportonte emigrantët.

16-vjeçari një javë më parë u arrestua në flagrancë nga policia për të njëjtën arsye. Ai u kap duke transportuar katër emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit, të cilët tentonin të kaloni kufirin, po ashtu me një automjet që e drejtonte pa patentë.

Ndaj tij u mor masa e sigurisë e caktuar nga Gjykata “Detyrim paraqitjeje”. Ndërkohë tani sipas policisë ai akuzohet për veprat penale “Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufijve” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?