Sarandë, 28 vjeçari gjendet i vdekur në rrugë

Një 28 vjeçar ka gjetur vdekjen pasditen e sotme (4 tetor) rreth orës 14:20 minuta në lagjen Nr. 1 të Sarandës.

Viktima është shtetasi me iniciale L.Z, banues në Fushë-Veri Delvinë.

“Shtetasi L. Z, ka qenë në punë e sipër duke shtruar kabllo televizioni nëpër banesat e kësaj lagjeje dhe dyshohet se duke rënë në kontakt me rrymën elektrike të tensionit të lartë, ka humbur jetën“, sqaron policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme procedurale në lidhje me ngjarjen.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?