Sarandë, burri vret gruan më pas veten brenda në banesë ku ishte dhe e bija

Një ngjarje e rëndë tronditi Sarandën ditën e parë të Vitit të Ri 2016. Burri pasi ka vrarë gruan ka qëlluar dhe veten me automatik.  Sipas informacioneve të policisë së Sarandës, gruaja ndonëse kishte urdhër mbrojtje ndante banesën me bashkëshortin, me të cilin ishte dhe në proces divorci. Ngjarja bëhet më tronditëse kur mësohet se në banesë ka qenë dhe vajza e tyre.

 Sarande-  Një krim i dyfishtë në familje është shënuar në ditën e parë të Vitit 2016 në qytetin e Sarandës.

Sipas policisë, ngjarja tragjike u shënua rreth orës 08.55 të mëngjesit në fshatin “Gjashtë” të Sarandës.

Burri  qëlloi për vdekje me kallashnikov fillimisht bashkëshorten  dhe më pas edhe veten, brenda në banesën e tyre.

Referuar infiormacioneve të policisë, 45 vjecarja Lina Uzo prej muajsh kishte urdhër mbrojtje pasi bashkëshorti Afrim Uzo, 50 vjeç, ushtronte dhune fizike dhe psikologjike kundrejt saj, shkaqe të cilat kishin bërë të mundur që dy bashkëshortët (viktimat) të shkonin drejt proçedurave të divorcit.

.Në banesë ka qenë prezente vetëm vajza e tyre (M.U, 22 vjeç) e cila është dërguar në Spitalin e Sarandës pasi ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike, gjithashtu edhe vëllai i saj (E.U, 20 vjeç) kur mësoi ndodhinë e ngjarjes është dërguar në Spital në të njëjtën gjendje.

Ende nuk janë saktësuar rrethanat, por paraprakisht dyshohet për konflikte te vazhdueshme të çiftit për shkak të ekonomisë së dobët familjare.

SHKARKO APP