Sarandë, familja e denoncon për rrëmbim, 22 të shoqëruar

Një 37-vjeçar është denoncuar i zhdukur prej orës 18.30 të së mërkurës. Ndërsa policia ka nisur hetimet për prishje të pazareve të drogës drejt shtetit grek.

Familjarët kanë dhënë dëshmi në Prokurori, ku sipas tyre 4 persona e kanë rrëmbyer pasditen e 17 qershorit në rrugën Turizën- Kanali i Cukës. Sipas tyre ai është keqtrajtuar dhe më pas është futur në makinë. Familjarët identifikojnë një nga autorët me inicialet A.O, i cili sipas tyre është larguar nga Aeroporti i Rinasit. Ata i kërkojnë shtetit t'i ndihmojë për gjetjen e djalit te tyre.

Pas hetimeve, burime zyrtare bëjnë të ditur se bashkëshortja e Ridvan Limaj ka deklaruar në polici se 37-vjeçari është larguar nga banesa.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia e Sarandës sqaron se një ndër pistat që dyshon është prishja e pazareve lidhur me trafikun e lëndëve narkotike drejt shtetit grek. Uniformat blu theksojnë se pas hetimeve dhe verifikimeve të deritanishme nuk ka prova që Limaj të jetë rrëmbyer nga persona të tjerë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia e ka shpallur në kërkim tashmë 37-vjeçarin, ndërsa lidhur me rastin janë shoqëruar në ambientet e komisariatit të policisë 22 persona.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?