Sarandë, grabisnin fshatrat e minoritetit grek, prangosen 2 persona me precedentë kriminalë

Policia e Sarandës godet një grup grabitësish të fshatrave të minoritetit grek.

Në pranga ka rënë Mentor Bejko, 44-vjeç, lindur dhe banues në fshatin Gjashtë, Sarandë.

Ky person është me precedentë të theksuar kriminalë në fushën e vjedhjeve.

Po ashtu është prangosur edhe Flamur Kalemi, i njohur me emrin Eno, 44-vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Gjashtë, i dënuar më parë për vjedhje.

Këta dy shtetas u zbuluan nga shërbimet e Livadhjasë, pasi nuk iu bindën postbllokut të policisë në fshatin Livadhja.

Ata u ndoqën nga policia, për t’u kapur mandej në fshatin Gjashtë.

Dyshohen për një sërë vjedhje të thjeshta dhe me dhunë në fshatrat e Bashkisë Finiq.

SHKARKO APP