Sarandë/Komuniteti rom: Tërmeti na rrënoi banesat, jemi në rrugë
Komuniteti rom në Cuke të Sarandës, ka dalë në protestë që në orën 08:00 të mëngjesit, ku kërkojnë që të strehohen në çadra pasi banesat e tyre janë dëmtuar nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit. Ata refuzojnë të kthehen në banesat e tyre tek ish-kinoteatri në Cukë, pasi ato janë të dëmtuara në strukturë dhe ka filluar të bien copat e para të suvasë. Protesta e tyre po mbahet pranë institucionit të bashkisë dhe vjen pas thirrjeve të herë pas hershme për banesa sociale. Ata kërkojnë të akomodohen edhe në çadra vetëm të mos rikthen më në banesat aktuale.
KOHA JONË SONDAZH

