Sarandë, majmuni rreh me shpulla punonjësin e bashkisë

Çuditë në Shqipëri janë unike. Një telefonatë ka alarmuar punonjësit e Policisë Bashkiake Sarandë dhe stafin e bashkisë. Telefonuesi raportonte se në zonën e Fushës së Patates kishte parë një ari. Menjëherë ata shkuan në vendngjarje, por që vunë re se nuk kishin të bënin me një ari, por me një majmun.

Të lehtësuar nga kjo, punonjësit e bashkisë janë afruar për të kapur majmunin, por janë përballur me një situatë të pakëndshme, pasi majmuni i kapur me shpulla punonjësit e bashkisë, disa prej të cilëve kanë marrë edhe gërvishtje në fytyrë.

Duke u ndodhur në këtë situatë, punonjësit e bashkisë janë larguar me vrap. Majmuni është blerë nga një biznesmen në Sarandë, i cili e mban në shtëpinë e tij.

SHKARKO APP