Sarandë, Mungon uji, banorët e fshatit Dhivër: Burimit i ka dalë pronari

Janë dhjetëra familje në komunën Dhivër të sarandës që prej vitesh kanë shqetësim kryesor mungesën e ujit të pijshëm. Banorët thonë se kanë investuar vet për një burim uji, por vendit ku ai ndodhet i ka dalë pronari, duke mos i lejuar të mbushin ujë.

Sarande-Dhjetëra familje në Dhivër të Sarandës prej vitesh përballen me një problem jetik për ta, sic është furnizimi me ujë të pijshëm. Spostimi si pasojë e një tërmeti në vitin 1978, i detyroi të shkonin në një zonë ku nuk ka ujë të pijshëm. Por, ndonëse komuna ka financuar një projekt për ujin, banorët thonë se ujë nuk ka, pasi vendi ku ndodhet burimi është tokë private dhe pronari nuk lejon shpërndarjen e tij.

Por sipas Kryetarit të Komunës Dhivër Sokrat Kalcuni se situata nuk është ajo që paraqesin banorët. Ai shton se pritet të bëhet lidhja e rrjetit shpërndarës që të vihet në punë ujësjellësi.

Sipas banorëve, ujin më herët e merrnin nga burimi për të cilin kishin investuar vet për ta sistemuar, i quajtur “Cezma e Llokanjasë”, të cilës tashmë i ka dalë pronari.

SHKARKO APP