Sarandë/ Një person përfundon në gjendje të rëndë në spital, dyshimet e para
Një 48 vjeçar ka përfunduar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi dyshohet se ka konsumuar detergjent.
Rreth orës 13:00, në spitalin rajonal Sarandë, ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi Artur Llanaj.
Korespondentja e Panorama bën me dije se Artur Llanaj ka tentuar të vetëflijohet duke pirë klor.
48 vjecari baba i katër fëmijëve, dyshohet se e ka kryer aktin ekstrem sepse nuk ka mundur të sigurojë dot paratë për të blerë raki.
Mësohet se 48 vjecari është i divorcuar ndërsa ka qenë edhe dy herë i dënuar për dhunë në familje.
Blutë kanë nisur hetimet për sqarimin e ngjarjes.
Delvinë, Informacion paraprak.
Më datë 01.04.2021, rreth orës 13:00, në spitalin rajonal Sarandë, ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi A. Ll., 48 vjeç, banues në Delvinë, i cili dyshohet se ka konsumuar detergjent.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.