Sarandë/ Pa rrugë dhe mes mbetjesh urbane banorët e lagjes ankohen për infrastrukturën
Rrugë jashtë çdo parametri dhe grumbuj mbetjesh urbane, vetëm disa qindra metra larg qendrës së Sarandës. Kjo është pamja e lagjes nr 2 në qytetin bregdetar ku banorët denoncojnë se kryebashkiakun e kanë parë vetëm kur kërkonte vota.
Vetëm disa qindra metra larg qendrës në qytetin bregdetar, rruga e lagjes nr.2, është jashtë çdo parametri gjerësie dhe është e amortizuar, por edhe mungesa e konteniereve është një tjetër problematikë në këtë lagje.
Në mungesë të tyre, banorët ose krijojnë grumbuj mbeturinash ose i djegin ato.
Shqetësimet e tyre banorët i kanë përcjellë në dyert e bashkisë, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje apo zgjdhje.
“Kemi shkuar shumë herë te kryetari bashkisë,s kemi marr asnjë përgjigje as tek ky kryetari dhe as nga ai para tij. Nuk kanë bërë asgjë dhe nuk kanë për të bërë”, shprehen banorët.
Akuzojnë që kryebashkiakun Adrian Gurma dhe deputetët i kanë parë vetëm kur u kërkojnë votën.
“Kujtohen për ne vetëm kur duan vota, kërkojnë ndonjë votë edhe pastaj zhduken nuk duken më. Sa të kenë mundësi të na shtrojnë këtë rrugë dhe të na vendosin ndonjë konteniere”, shprehen banorët
Zona është populluar 15 vitet e fundit, por pamjet tregojnë se është shumë larg të qenit pjesë e një qyteti që të ardhmen e ka bazuar tek turizmi. /Ora News