Sarandë, përfshihet nga flakët dyqani i rrobave
Aktualitet E Mërkurë, 4 Mars 2020 12:14
Një dyqan rrobash është përfshirë nga flakët paraditen e sotme, në lagjen nr.2 të Sarandës.
Për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Sipas shërbimit MZSH të Sarandës shkak për zjarrin u bë një shkëndije elektrike.