Sarandë, plagoset drejtuesi dhe pasagjeri në një motor, çfarë ndodhi në rrugë

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur sot rreth orës 16:40, në aksin rrugor Shkallë–Livadhja, në vendin e quajtur “Ura e Bogazit”.

Një motomjet është përplasur me disa bagëti të imta dhe si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi L.L., 67 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Sarandës, në gjendje të rëndë shëndetësore dhe pasagjeri shtetasi F.P., 52 vjeç, ky i fundit jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

SHKARKO APP