Sarandë/ Shkon tek bankomati, gruaja tmerrohet, i dalin para me thikë ti vjedhin paratë
Një 34 vjeçare ra pre e tentativës së grabitjes teksa ndodhej pranë bankomatit të një banke.
Nga informacionet e para ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00, në lagjen nr.2, Sarandë.
“Një person ende i paidentifikuar, pranë bankomatit të një banke, dyshohet se nën kërcenimin e një mjeti të mprehtë, ka tentuar t’i vjedhë një shumë parash shtetases A. N., 34 vjeçe” informon policia e Sarandës.
Nga ana e Policisë po bëhet krehja e zonës, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
KOHA JONË SONDAZH

