Sarandjoti rreh gruan dhe merr thikën për ta kërcënuar, “mbërthehet” nga policia

Një 42-vjeçar me iniciale E.T. është arrestuar nga policia pasi ka ushtruar dhunë mbi bashkëshorten dhe më pas e ka kërcënuar atë me thikë. Policia bën me dije se ka marrë njoftime në lidhje me këtë ngjarje dhe menjëherë ka organizuar punën për kapjen e 42-vjeçarit, ndërsa është bërë edhe sekuestrimi i thikës.

“Sarandë/Parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit në një familje.  Ushtroi dhunë mbi bashkëshorten dhe e kanosi atë me thikë, vihet në pranga 42-vjeçari. 

Shërbimet e Policisë Sarandë, pasi kanë marrë njoftimin se në lagjen nr. 2, Sarandë, një person po ushtronte dhunë mbi bashkëshorten dhe po e kanoste atë me thikë, menjëherë kanë organizuar punën dhe falë ndërhyrjes së shpejtë kanë parandaluar përshkallëzimin e konfliktit që mund të kishte pasoja të rënda.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. T., 42 vjeç, banues në Sarandë dhe sekuestrimi i thikës me të cilën ai kanosi bashkëshorten”, njofton policia.

SHKARKO APP