Sasia rekord e kokainës, 4 të ndaluar. Janë emra të njohur
Zbulohen detaje të reja lidhur me ngarkesën me kokainë të kapur mbrëmjen e djeshme në Durrës. Janë ndaluar 4 persona, të cilët janë persona të njohur. Linja e tragetit ishte Kolumbi-Spanjë-itali-Shqipëri.
Kamioni ku u gjet kokaine ishte i një kompanie që tregtonte fruta ekzotike. Bëhet fjalë për kompaninë Arbri Garden SHPK, kompania importuese e bananeve, me magazina në Maminas. Policia po ushtron kontroll.
Mësohet se Prokurori i antimafias italiane i cili vizitoi Tiranën pak ditë më parë ka koordinuar veprimet.
Në orën 11.00 Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, do japë një konferencë për median ne lidhje me operacionin ku u bllokua sasia rekord e kokainës.
KOHA JONË SONDAZH

