Satelitët Albania 1 dhe 2 në hapërisë, Semanaj: Në jetën e qytetarëve nuk ndryshon asgjë
Satelitët Albania 1 dhe Albania 2 janë tashmë në hapësirë, dhe eksperti i IT-së, Besmir Semanaj, përveç shumë pikëpyetjeve, ngreh edhe shumë shqetësime. Për të dyshimet ngrihen nga mungesa e transparencës, ndërsa fakti që të dhënat e qytetarëve shqiptarë janë cenuar rëndë i shton mundësitë që ky skandal të thellohet.
”Dyshimet ngrihen nga mungesa e transparencës. Kemi dy satelitë që nga qeveria dhe mediat e saj u transmetua sikur ishin satelitë shqiptarë. Është njësoj sikur unë të marr me qira një Ferrari për 3 ditë dhe të mbush rrjetet e mia sociale si pronar i tij. Qeveria ka marrë me qira një shërbim që shpresojmë të përdoret siç duhet dhe të rezultojë efikas.
Nuk është se shteti shqiptar ka çeduar nga mungesa e këtyre shërbimeve. Një nga pikat është zbulimi i ndërtimeve pa leje, ndërkohë që po vetë shtetarët shqiptarë denoncojnë nga qendra e Tiranës 15-25-katësh të ngritur pa leje. Është më e thjeshtë të numërohen katet nga toka sesa t’i numërohen nga hapësira. Mënyra si po përpiqet t’u paraqitet shqiptarëve është thjesht një flluskë sapuni.
Janë thjesht disa shërbime të marra me qira që nuk do të ndryshojnë jetën e qytetarëve. Kemi të bëjmë me satelitë që japin të dhëna me foto dhe video. Territori i Shqipërisë vazhdimisht është patrulluar”.