Satelitët e Shqipërisë, Niko Peleshi sqaron pse na duhen
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi thotë se satelitët do të jenë multifunksional. Ato do t’i shërbejnë ministrisë së Brendshme për të parë parcelat e kanabisit, ministrisë së Bujqësisë për të monitoruar tokat bujqësore dhe gjithashtu për të pasur imazhe të qarta në rast emergjencash civile.
Ai tregon se po punohet për të përcaktuar strukturën që do menaxhojë satelitët. Deri tani kanë në dispozicion një bazë të mirë të përpunimit të imazhit. ”Bëhet fjalë për një shërbim të imazheve satelitore që i merr në mënyrë periodike dhe të porositura”.
Sa i takon flotës së helikopterëve, Peleshi tha se idealisht do të donin një flotë me helikopterë të llojit Black Haëk. Deri tani janë blerë 2 dhe është kërkuar informacion për 4 të tjerë. Sipas ministrit brenda 10 viteve pritet të jetë një flotë dominonte ajrore me Black Haëk. Anije janë 4 dhe është angazhimi për t’i shtuar, ndërsa avionët luftarakë, Peleshi tha se nuk janë mundësitë për t’i blerë.