Sateliti i BE fotografoi pasojet e zjarreve mbi Delvinë dhe Gramsh

Në Gramsh dhe në Delvinë, pasojat e zjarreve duken edhe nga hapësira. Pamjet satelitore të marra në 3 ditë nga sateliti “Copernicus” i BE nga e diela deri të mërkurën e 13 gushtit tregojnë për përmasa të frikshme të tymit të dalë nga vatrat gjigande në zonën e Gramshit dhe të Delvinës.

Në Skënderbegas të Gramshit, dukshëm, flakët kanë prodhuar pasoja më të mëdha. Shqipëria nuk ishte e vetmja së cilës iu desh të përballej me zjarre të përmasave të mëdha.

Imazhet satelitore dëshmojnë për situata dramatike dhe në ishujt e Kios dhe Zakinthos në Greqi apo Vezuvin në Itali, si dhe zjarre aktive pranë Transcoso, në Portugali. Zjarret në Siri dhe Turqi u dokumentuan edhe nga NASA krahas satelitit të BE

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?