Sazan Guri tallet keq me deputetët: Dituria ra në dorën e injorantëve, pushka në…
Studiuesi Sazan Guri ishte i ftuar në Fax News ku ka folur për zhvillimin e një Kuvendi javën e ardhshme me pjesmarrës nga të gjitha trevat shqiptare, që ka si tematikë sipas tij, ndarjen e disa rrëfimeve, dëshmive dhe ndodhive që janë thënë pak ose aspak deri më tani dhe që siç thekson ai, janë pjesë e rëndësishme e historisë së vendit.
Duke folur veç kësaj edhe për 100 vjetorin e parlamentarizmit shqiptar, Guri tha se Kongresi i Lushnjes nuk është e vetmja ngjarje që shënon shekullin e diçkaje që ka përcaktuar fatin e Shqipërisë, dhe për këtë ai radhiti disa prej tyre.
Guri bëri edhe krahasimin mes shtetarëve shqiptar në fillim të shekullit të kaluar dhe atyre që sot drejtojnë politikën, janë deputetë apo që merren me politikbërjen në tërësi, ndërsa nuk i ka kursyer ironit.
“Është shumëvjetori i shumëçkaje, është vjetori i ditës së are të shtetit të sotëm shqiptar, i pluralizmit apo parlamentarizimit, i çlirimit të disa qyteteve, i futjes së Shqipërisë në Lidhjen Kombeve, i luftës së Vlorës. Shqipëria fillon fymëmarrjen e saj të pavarur, me kufinj, parlament e gjithçka të qartë.
Ne kemi formuar një grup prej 100 vetash aktiv një forum akademik “rrënjët tona” ku përfshihen profesionistë të ndryshëm e të shumtë. Shqipëria nuk është thjesht diell, uji, tokë, por edhe një vend me ngjarje të shumta. Në këtë këndvështrim, zgjodhëm 100 vjetorin e Kongresit të Lushnjes ku të are mbahet një Kuvend, janë 34 referime nga zona të ndryshme të trevave shqiptae që sjellin në vëmendje ato gjëra që janë të thëna pak, të thëna keq ose të pathëna. Do të bëhet jo thjeshtë për të marrë një areat, por për të sjellë të dhëna të rëndësishme të Shqipërisë. Jo më kot është një Kuvend Kombëtar. Janë deshur shumë ditë përgatitje. Imiton, kujton, bën reminishencë, jep vlerë një ngjarje që për shumë vitë, përfshirë gjithë periudhën e komunizmit por edhe pjesa nga koha e demokracisë, u harruan.
Bejlerët nuk kanë qenë siç i përifrazojnë sot apo siç janë këta që drejtojnë shtetin shqiptar, por që kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në Kongresin e Lushnjes, kanë shkruar letra dhe korrespondenca në gjuhën shqipe drejtuar kancelarive dhe diplomacive me një shkrim të përkryer që ia kalonte nivelit diplomatik. Kujtonin se populli shqiptar ka qenë injorantë, nuk është absolutisht I vërtetë dhe kjo dëshmohet are letrave që kanë shkruajtur personalitetet e kombit shqiptar”.
Sa ndryshon parlamenti i 100 viteve më are me parlamentin aktual?
Guri: Është për të ardhur keq, sepse parlamenti i 1921 por edhe në kohën e mbretërisë, çuditem se si deputetët aktual i kanë pamjet e tyre, nuk ka ndryshim që një parlamentar shqiptar nuk ka parasysh se 3000 vepra urbane u bënë vetëm në kohën e mbretërisë. Është si nata me ditën me klasën politike e parlamentare aktuale, natyrisht nuk po e marim parasysh klasën e komunizmit. Por nga 2010 e këtej kemi një shpërfytyrim të parlamentit. Parlamenti është vendi ku mblidhen njerëzit dhe flasin me mend, ke parë të flasi ndonjërin me mend aty. Aty hyjnë të gjithë elegant dhe dalin të shëndetshëm, te kequshqyer, nuk ka rëndësi sa i shëndoshë apo i dobët je, por sa i deformuar je në këtë shëndet. Dalin katërfshishin sepse majmen me pushtet, majmen me mendime, majmen me pasuri. Dituria ra në dorën e injorantëve, pushka ra në duart e kriminelëve dhe pasuria në duart e hajdutit. Po t’i vëmë re se kanë edhe një bazament që vjen nga lufta politike, herë herë e ashpër, por jo për të mira të shoqërisë por të kapjes së pushtetit. Ti nuk zgjedh njeriun tënd por cfarë kërkon të zgjedh kryetari i partisë.
Listat e hapura do ta ndryshonin cilësinë e parlamentit?
Guri: Natyrisht që po, sepse sot ke një deformim të votës së zgjedhësit, këtë reformë zgjedhore nuk e bënë, as ndërhyrjet nëgative në Kushtetutë sepse duhet të ndërhyhet me referendum. Nuk u fut votimi elektronik, as vota e diasporës. Me presionin që më bëhet, jam për të ikur, por kurrë nuk do të iki dhe do vijoj të jap kontributin tim këtu.
Me këtë Kuvend që doni të organizoni, a do të synoni të sensibilizoni për të gjitha këto çështje që folët?
Guri: Përvjetori që u bë ishte partiak, si zakonisht, ngjarjen e kujton ajo që është në qeverisje. Por nuk është kështu, atë kohë shkuan katolikë, bektashinjë, muslimanë etj. Si ka mundësi që perandoritë e mëdha si ruse, osmane, austro-hungareze kishin frikë ta zhbënin gjithë Shqipërinë, dhe e ruajtën gjithë këtë pjesën, Shkodër, Pukë, Krujë, Fushë-Krujë Mirditë, Durrës deri në Shkumbin? Sepse aty ka lindur geni Europian. Jo rastësisht Skëndëerbeu erdhi në Krujë, sepse është zemra e shqiptarizmit. Kishin frikë nga kjo qendër. Ky Kongres i tha botës se ne jemi këto që jemi. Diaspora në 1919 me Konicën, Nolin etj, ndihmuan që të kishim këtë kongres me forcë nga brenda e me pjekëri në letra.