“Së afërmi, lajme të mira”. Manastirliu: Vaksinimi i mësuesve po vijon pa asnjë problem
Në të gjithë Shqipërinë vijon vaksinimi anticovid i mësuesve me vaksinën “AstraZeneca”.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu tha se “6120 mësues janë sot më të mbrojtur nga COVID-19 pas marrjes së dozës së parë të vaksinës”.
Sipas ministres vijon në gjithë Shqipërinë vaksinimi i arsimtarëve, me ritme të mira dhe pa asnjë problem.
“Së afërmi, lajme të mira për intensifikimin e procesit të vaksinimit në ditët në vijim”, – tha Manastirliu.
Janë mbi 38 000 doza të vaksinës “AstraZeneca” që kanë mbërritur në 12 mars. Që prej datës 13 mars nisi vaksinimi antikovid i mësuesve dhe pedagogëve, fillimisht në Tiranë e mandej në të gjithë vendin.