Se njohu kurrë nënën, historia e gjimnazistes që vdiq në klasë

18-vjeçarja Gerta Kasa që humbi jetën gjatë transportimit për në spital, pasi humbi ndjenjat në klasë, ka kaluar një jetë tepër të vështirë.

Ajo kurrë nuk e njohu nënën e saj, e cila mësohet se ka vdekur gjatë lindjes së vajzës së vetme, Gertës. Ajo është rritur me njerkën deri në moshën 18-vjeçare, kur mbylli sytë përgjithmonë.

18-vjeçarja jetonte me të atin dhe njerkën në Vlorë, ndërsa mësohet se kanë pasur shumë probleme ekonomike. E reja u nda nga jeta ditën e djeshme në mënyrë tragjike, teksa humbi ndjenjat në orën e mësimit, në gjimnazin ”Jani minga”, dhe mbërriti e pajetë në spital.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga dyshimet e para thuhet se vajza vuante nga epilepsia, megjithatë pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të saktësuar shkaqet e vërteta.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?