Së shpejti “KOHA JONË” fillon botimin online te arkivës së saj 30 vjeçare të papublikuar (Video të ndryshme)
KOHA JONË mbetet media më e vjetër e lirë dhe private në Shqipëri.
Ky është fakt!
E krijuar si gazetë në Lezhë me 11 maj 1991, KOHA JONË ka krijuar brezin më profesionistë të gazetarëve në vend, të cilët sot e kësaj dite drejtojnë mediat më të rëndësishme në Shqipëri.
Historia e KOHA JONE, siç e kanë thënë Dritëro Agolli dhe Teodor Keko (do jepen videot me zë e figurë), së paku për vitet 1992-1997 mbetet historia reale e Shqipërisë postkomuniste.
Ndaj redaksia ka vendosur të fillojë botimin në versionin online në www.kohajone.com, Youtube dhe Facebook të videove dhe dokumenteve të papublikuara ndonjëherë në këto 30 vite.
Do shikojmë personazhe VIP nga bota e politikës dhe medias. Por jo vetëm!
KOHA JONË SONDAZH

