Seanca e parë e gjyqit, Beleri në burg për blerjen e 8 votave

Më 12 tetor 2023 do të mbahet seanca e parë e procesit gjyqësor ndaj Fredi Belerit, kryebashkiak i zgjedhur në Himarë, por jo i betuar. Ai akuzuar për korrupsion në zgjedhje.

Dosja e SPAK-ut në ngarkim të tij do të shqyrtohet nga gjyqtari i posaçëm Erjon Çela, pasi prokuroria përfundoi hetimet dhe e dërgoi çështjen për gjykim me të pandehur edhe Pandeli Kokaveshin, ish-anëtar i shtabit të Fredi Belerit.

Më 14 shtator, Gjykata e Posaçme vendosi kalimin e dosjes për gjykim ndërkohë që Beleri ka kërkuar 6 herë zëvendësimin e masës arrest me burg me një masë më të lehtë, por është refuzuar nga gjykata.

Swiss Digital Desktop Reklama

Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i dhanë leje për të kryer betimin. Për çështjet e tij është angazhuar edhe qeveria greke e cila e quan arrestimit e tij të paligjshëm e politik. Kjo çështje ka përfshirë Athinën zyrtare, që ka mbajtur protesta në Himarë dhe ka sjellë zyrtarët më të lartë në vend, ku edhe kanë takuar në burg Belerin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?