Seanca në Kuvend/ Rezoluta për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë, Tritan Shehu: Kuvendi po shkel rregulloren

Në seancën plenare të kësaj të hëne pasdite, deputeti demokrat Tritan Shehu duke akuzuar për shkelje të rregullave, i ka kërkuar nënkryetares së Kuvendit Ermonela Felaj, që të mbledhë Konferencën e Kryetarëve për të caktuar datën se kur të shqyrtohet rezoluta që ka depozituar Rithemelimi për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë.

”Nuk ka asgjë të keqe që të bashkohemi në këtë kërkesë, të merren masa aq më mirë është. I kërkoj atyre që kanë kërkuar këtë rezolutë të ngrenë zërin, të protestojnë, të bërtasin, për një shkelje të rëndë të rregullores dhe u kërkoj kolegëve ta bëjnë dhe të mos rrimë si fija barit para presionit qeveritar”, tha Shehu.

Kurse Felaj iu përgjigj se Konferenca e Kryetarëve thirret nga Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla. “Konferencën e thërret kryetari. Jam autorizuar për të kryer këto rregulluar nga data 03.06.2022. Kryetarja ndodhet jashtë vendit në një vizitë zyrtare në Vatikan”, tha Felaj.

SHKARKO APP